CIO nuk njeh KOKSH-in e ri

26/03/2009 15:40

Komiteti Olimpik Nderkombetar dhe ai europian nuk do te njohin zgjedhjet e bera nga asambleja e jashtezakonshme e KOKSH-it e iniciuar nga nje grup nismetaresh me daten 20 mars ku president u zgjodh Esat Ademi.

Nepermjet nje letre zyrtare, keto dy organizma konfirmojne edhe nje here se nuk njohin zgjedhjet e kryera pa asnje baze ligjore dhe mbi te gjitha te pabazuara ne statutin e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar qe eshte i miratuar nga vete CIO.

Ne kete menyre, kjo perpjekje e nisur nga disa federata per te kryer zgjedhje te parakohshme ku zgjodh si president Esat Ademi, nje proces ky i mbeshtetur nga Ministria e Sporteve, nuk do te njihet nga organizmat nderkombetare me te larte te sportit edhe pse zgjedhjet e pak diteve me pare paten mbeshtetjen e Ministrise se Sporteve.

Ne letren e derguar diten e enjte ne zyrat e KOKSH-it ata konfirmojne edhe nje here se perfaqesuesit e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, per organizmat nderkombetare, vazhdojne te jene Hysen Domi si president dhe Stavri Bello si sekretar. CIO i kujton edhe nje here nismetareve dhe federatave qe moren persiper kete proces zgjedhor te jashtezakonshem, se zgjedhjet mund te kryhen vetem nga KOKSH dhe pas nje miratimi qe do te bejne ata per daten qe do te propozohet.

Ne rast te kundert, nese do te vazhdohet me kete menyre, Komiteti Olimpik Nderkombetar paralajmeron sanskionet e parashikuara, te cilat cojne nga pezullimi i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar deri ne perjashtimin nga familja olimpike. Nderkohe, dy nga drejtuesit e larte te CIO-s dhe CEO-s do te jene te pranishem per nje vizite ne Tirane nga data 30 mars deri ne 1 prill.

 

Top Channel