Bahreini eshte gati te njohe pavaresine e Kosoves. Komiteti i Puneve te Jashtme te Parlamentit te ketij vendi ka miratuar propozimin per njohjen e shtetit te ri dhe u ka kerkuar organeve shteterore ta bejne sa me shpejt nje gje te tille.

Komiteti gjithashtu ka bere thirrje per lidhjen e menjehershme te marredhenieve diplomatike me Kosoven, si dhe u ka kerkuar edhe shteteve te tjera arabe qe ta njohin sa me shpejt shtetin e Kosoves.

Nje sinjal per njohjen e Kosoves nga ky shtet e ka dhene edhe ambasadori i Bahreinit ne OKB, Tawfeeq Ahmed Almansoor gjate takimit ne New York me shefin e diplomacise kosovare, Skender Hyseni.

Top Channel