Avioni amerikan coptohet ne ajer

26/03/2009 23:20

Dhjetra copa avioni rane nga qielli mbi nje qytet ne veri te Brazilit. Banoret e Manaus, qytet ne xhunglen e Amazones, tregojne se te pakten 22 shtepi u demtuan nga copat e avionit amerikan.

Fatmiresisht asnje nga pasagjeret ne avion dhe askush prej banoreve ne toke nuk u lenduan nga aksidenti.

Disa prej banoreve mbeten gojehapur kur fare prane tyre ra nje motor avioni 2 metra i gjate.

Dhe me te habitur mbeten kur morren vesh se askush nuk ishte vrare, pavaresisht demeve qe pesuan banesat, kisha dhe makinat ne vendparkim.

Avioni i copetuar kishte mundur te vazhdonte fluturimin me dy motoret e mbetur deri ne aeroportin me te afert. Tani kompanise se Majemit i duhet te kompensoje banoret per shtepite e demtuara.

Top Channel