Reduktimi i forcave te KFOR-it ne Kosove nuk eshte ndonje shqetesim per presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Ata thone se largimi i trupave paqeruajtese te KFOR-it nga Kosova eshte nje proces i parashikuar. “Kushtet e sigurise tani jane me te mira”, deklaron Sejdiu.

Edhe kryeministri Thaci thote se situata tani ne Kosove eshte normalizuar dhe e sigurte. “Ne Kosove kane ardhur 50 mije trupa, por sot Kosova eshte nje shtet i pavarur e i stabilizuar, prandaj eshte normale qe te kete nje reduktim”, thekson Thaci.

Ne dallim nga presidenti dhe kryeministri, te kunderten thote komandanti i Forces se Sigurise se Kosoves, Sylejman Selimi.

“Nuk deshiroj te zbulohen trupat e NATO-s pasi nuk eshte kompetence e imja, por deshiroj qe te kete trupa ne menyre qe Kosova te jete sa me e qendrueshme”, pohon Selimi.

Disa dite me pare qeveria spanjolle, ne menyre te njeanshme vendosi terheqjen nga Kosova te 630 ushtareve spanjolle te KFOR-it.

Top Channel