Nje gjykates ne nje qytet te Serbise eshte bere objektiv i nje sulmi me bombe ne shtepine e tij.

Sic raportojne mediat lokale, nga shperthimi i bombes gjykatesi Vela Llukic ka dale i palenduar, por ka humbur jeten bashkeshortja e tij.

Sipas burimeve, ngjarja ndodhi mengjesin e sotem ne qytetin Knjazhavac, kur nje person i paidentifikuar hodhi nje bombe para deres se shtepise se zyrtarit.

Burimet shtojne se mbi ngjarjen po hetojne agjentet e policise kriminale, te cilet dyshojne se atentati eshte kryer nga grupe te krimit te organizuar.

Ne te njejten menyre, po ne te njejtin qytet, nje vit me pare humbi jeten kryetari i gjykates komunale.

Top Channel