Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn ka deklaruar se BE do te perpiqet te gjeje te gjitha mundesite per te mos lejuar qe Kosova te mbetet si nje “vrime e zeze” ne rajonin e Ballkanit.

Deklaraten e tij, Rehn e beri gjate nje konference per shtyp, ku nder te tjera beri te ditur se ne samitin e ardhshem te ministrave te Jashtem te BE, qe do te mbahet te premten dhe te shtunen ne Prage, do te diskutohet per Ballkanin perendimor.

“Eshte me rendesi te vecante qe Ballkani eshte perseri ne axhenden e ministrave te BE-se, pasi deri tani kane dominuar tema te tjera si kriza financiare”, ka deklaruar Rehn.

Top Channel