Obama: Do te dalim nga kriza

25/03/2009 01:20

Presidenti Barak Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do te dalin nga kriza ekonomike dhe u beri thirrje amerikaneve qe te shikojne drejt se ardhmes.

Ne nje konference per shtyp ai eshte shprehur se “dite te mira do te vijne”.

“Do te dalim nga recesioni”, tha Obama.

“Por per kete do te duhet kohe, durim dhe duhet te kete mirekuptimin e te gjitheve per te bashkepunuar”, shtoi kreu i Shtepise se Bardhe.

Ne fjalimin para kombit ai ka deklaruar se administrata e tij ka ndermarre nje “strategji qe do te luftoje krizen ne te gjitha frontet”.

“Eshte nje strategji qe mbeshtetet ne krijimin e vendeve te punes dhe rritjen e ekonomise ne terma te gjate. Kemi filluar te shikojme shenja progresi”, theksoi Obama.

Top Channel