Policia maqedonase ne Kumanove ka arrestuar nje 44-vjecar qe tentoi te digjte te gjalle prinderit e tij per shkak te disa mosmarreveshjeve mbi ceshtje pronesie.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave pas refuzimit te prinderve per t’i nenshkruar pasurine, 44-vjecari ka marre 1.5 litra benzine me te cilen ka sperkatur trupin e nenes dhe babait te tij.

Sipas burimeve, ai e ka mbajtur shkrepsen te ndezur per disa momente teksa kercenonte prinderit dhe ka qene nderhyrja e vellait te tij i cili ka shmangur tragjedine.

Burimet shtojne se personi i arrestuar ka qene i njohur edhe per vepra te tjera penale, si shperndarje droge dhe vjedhje.

Top Channel