Lance Armstrong, nderhyrje kirurgjikale ne klavikul

25/03/2009 20:25

Ciklisti amerikan Lance Armstrong do t’i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale ne klavikulen e frakturuar pas rrezimit ne Vuelta de Castilla.

Sapo ka mberritur ne Austin te Teksatit, ish 7 here kampioni i Tour de France ka kryer nje vizite, e cila ka zbardhur edhe shkallen e madhe te demtimit. “Klavikula eshte therrmuar ne disa copa te vogla dhe nderhyrja do te zgjase 2-3 ore. Me pas nuk mund te leviz fare per rreth 72 ore. Pas disa ditesh kur t’i nenshtrohem analizave te metejshme, mund te filloj te eci me ndihmen e rrotave”, shprehet ciklisti ne nje deklarate te publikuar ne faqen e tij te internetit.

Ai ka shprehur bindjen gjithashtu se do jete i pranishem ne Xhiron e Italise. “Edhe nese do te duhej te merrja pjese pa u pergatitur fare, nuk mund ta humbas kete gare”, nenvizon Armstrong.

Top Channel