Kina: Video e rrahjes se tibetianeve, genjeshter

25/03/2009 11:25

Kina ka deklauar se nje video ku shfaqeshin forcat kineze te sigurise, duke keqtrajtuar tibetianet, eshte genjeshter.

Ne video nje grup protestuesish rriheshin me shkopinj gome dhe shkelma nga ushtare kineze, veprim qe qeveria tibetiane ne mergim e cileson si brutal. Nje burim nga qeveria e Pekinit tha se shume nga pamjet dhe zerat e regjistruara ne video jane te montuara.

Videoja eshte publikuar edhe ne YouTube dhe kjo mund te jete nje tjeter arsye qe Kina e ka censuruar kete faqe. Perfaqesues te qeverise tibetiane kane thene se pamjet e rrahjes britale te tibetianeve perbejne shkelje te ligjeve nderkombetare dhe te te drejtave te njeriut.  

Top Channel