Nje fenomen natyror jo i zakonshem per Greqine u ka kushtuar jeten sot te pakten dy personave. Tragjedia ka ndodhur ne fshatin Manoladha te prefektures se Ilias ne gadishullin e Peloponezit, kur kjo zone po goditej nga nje tornado.

Fuqia e saj ka qene kaq e madhe sa ka ngritur ne ajer makinen ne te cilen udhetonin tre vete dhe e ka perplasur ate pas nje muri te nje dyqani qe shiste automjete te perdorura.

“Tornado erdhi per here te dyte dhe si pasoje i perplasi ata ketu. Ka deshmitare okulare qe thone se makina po ecte me shpejtesi. Te tjere thone qe i rrembeu tornado. Besoj se ishte tornado”, tregon nje deshmitar.

Dy prej personave kane vekur menjehere nga perplasja e forte, ndersa i treti eshte cuar ne spital dhe ndodhet ne gjendje serioze per jeten. Behet fjale per tre emigrante nga Bullgaria qe ktheheshin nga puna.

Brenda 20 minutash tornadoja ka nxjerre nga rruga edhe nje kamion te madh me mallra, ka thyer xhamat e dyqaneve ne fshatrat perreth, ka shkulur dhjetera peme, ka rrezuar shtyllat e tensionit, si dhe ka shkaktuar deme materiale ne shtepite e banimit.

“Ne nje lartesi prej 100-150 metra shihnim karrike, objekte, cdo gje qe mund te imagjinosh. Nuk kemi pare ndonjehere dicka te tille”, tregon nje deshmitar tjeter.

Si pasoje e ketij fenomeni te skajshem natyror, ne shume zona ka pasur nderprerje te energjise elektrike. Sipas deshmitareve okulare, njerezit jane vene ne panik dhe kane filluar te vrapojne per te gjetur diku nje strehim te sigurte.

Pas kalimit te tornados ne keto zona jane shenuar edhe rreshje te fuqishme bresheri, duke e shtuar akoma edhe me shume katastrofen e krijuar.

Zona e Hlias dhe prefekturat e tjera rreth saj jane zonat qe u demtuan me shume nga zjarret vrastare te vitit 2007, ne te cilat humben jeten mbi 65 persona.

Top Channel