Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Boterore dhe Bashkimi Evropian do te akordojne nje kredi prej rreth 20 miliarde eurosh per Rumanine, per te dale nga kriza.

13 miliarde prej tyre jane vene ne dispozicion nga FMN, pese milione nga Banka per Rindertim dhe Zhvillim dhe 1,5 miliarde euro nga Banka Boterore. Lajmin e beri te ditur ne Bukuresht i ngarkuari i FMN-se, Jeffrey Franks. Kredia do te jepet ne nje periudhe dyvjecare.

Pas Hungarise dhe Letonise, Rumania behet vendi i trete anetar i BE-se, qe perfiton ndihma nga FMN per te shpetuar ekonomine. Pak kohe me pare Serbia i kerkoi FMN-se 2 miliarde dollare hua per te perballuar renien ekonomike.

Top Channel