Carragher: Besojme tek titulli kampion

25/03/2009 15:15

Pasi reduktuan avantazhin me Manchester United nga 7 ne 1 pike, tashme lojtaret e Liverpool besojne vertet tek endrra per te fituar titullin kampion.

Mes lojtareve qe kane kete bindje eshte edhe mbrojtesi legjendar i “The Reds”, Jamie Carragher. Ne nje interviste dhene per gazeten “The Sun” ai ka nxitur shoket e skuadres te besojne ne trofeun me prestigjoz ne Angli, te cilin Liverpool nuk e fiton prej gati 2 dekadash.

“United e ndien se ne gare tashme jemi futur edhe ne. Jemi nje skuader ne forme te mire dhe ky eshte momenti me i mire i sezonit per te qene i tille. Nuk ka shume kohe ne dispozicion por jemi te vendosur per te vazhduar ne kete rruge dhe ata e dine se jemi aty, pas tyre”, thekson Carragher, sipas te cilit, nje pike diference dhe nje ndeshje me shume nuk duhet t’i bejne pesimiste djemte e Rafa Benitez.

Top Channel