Brazili, Kaka rrezikon ndeshjen me Ekuadorin

25/03/2009 17:55

Ndodhet ne Brazil per te luajtur me kombetaren por gjendja e Kaka duket se nuk ka ndryshuar shume pasi ai nuk eshte rekuperuar ende nga demtimi qe po e mban jashte fushave.

Gjate seances stervitore Kaka ka ndier dhimbje dhe per kete mjeku i ka keshilluar pushim. Por nga ana tjeter, trajneri Dunga eshte optimist. “Nuk do jete ne 100 % te formes por ka shume mundesi qe te dielen kunder Ekuadorit te zbrese ne fushe”, shprehet tekniku.

Ne vijim te deklarates, Dunga perjashtoi mundesine e pesimit te nje frakture dhe sipas tij, nese ai nuk do luaje te dielen, atehere ndaj Peruse aktivizimi i tij ne 1 prill eshte i sigurte. Mungesa e mundshme e Kaka ne sulmin e Selecaos mund te favorizoje aktivizimin qe nga minuta e pare te sulmuesit tjeter milanist, Ronaldinho, i cili gjithashtu nuk po kalon nje moment te mire.

Top Channel