Bayern Munchen, irlandezi McGeady ne shenjester

25/03/2009 20:55

Bayern Munchen ka shenjestruar mesfushorin irlandez te Celtic, Aiden McGeady.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, kampionet e Gjermanise e shikojne lojtarin e krahut si nje pasardhes te denje te Ribery, ndersa lajmin e interesimit te bavarezeve e konfirmon edhe trajneri i kombetares irlandeze, Giovanni Trapattoni.

“Ne Gjermani kam takuar shpesh here ish asistentin tim qe me ka kerkuar nje mendim per McGeady sepse po e ndjekin me interes te madh. Kerkuan nje mendim timin dhe u thashe se eshte nje prej lojtareve me te rendesishem qe kemi ne skuader. Me pak me shume besim mund te permiresohet edhe me shume”, thekson trajneri italian.

“The Sun” shton se Bayern i ka ofruar 9 milione sterlina sekuadres skoceze per ta pasur ne skuader lojtarin qe ne muajin korrik.

Top Channel