400 hungarezë në “Qemal Stafa”

25/03/2009 10:45

Interesimi i tifozëve për ndeshjen e së shtunës mes Shqipërisë dhe Hungarisë është shumë i madh.

 Jo vetëm nga ana e fansave shqiptarë, por edhe nga ata kundërshtarë. Tashmë është zyrtar fakti që 400 tifozë hungarezë do të jenë të ulur në tribunen e stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Lajmi është bërë i njohur nga FSHF, e cila ka saktësuar se 400 bileta i janë kërkuar në rrugë zyrtare nga ana e Federatës Hungareze të Futbollit. Ndërkohë që interesimi i madh i ditëve të fundit për bileta nga ana e tifozerisë shqiptare i paraprin një stadiumi të mbushur plot e përplot mbrëmjen e së shtunës në orën 20.30.

Prej ditësh kanë përfunduar shitjen të biletave të tribunës kryesore. Pjesa dërmuese e kësaj tribune do të popullohet nga nëpunësit e institucioneve shtetërore, të cilët kanë rendur me kohë në FSHF për të prononcuar biletat për këtë ndeshje.

Interesimi i madh ka të bëjë jo vetëm me faktin se Shqipërisë i duhen patjetër tri pikët, por edhe sepse tifozerisë i mungon prej 6 muajsh futbolli i kombëtares (që nga ndeshja me Maltën 10 shtator 2008).

Top Channel