Ne 10-vjetorin e sulmeve ajrore te NATO-s ne ish-Jugosllavi, presidenti Sejdiu ka shprehur mirenjohjen  ndaj SHBA-se dhe vendeve perendimore qe ndihmuan Kosoven ne periudhen me te keqe te historise se saj dhe po e ndihmojne edhe sot ne procesin e njohjes nderkombetare.

Ne mesazhin e tij Sejdiu tha se sulmet 78 ditore te Aleances Veriatlantike e shpetuan popullin e Kosoves nga shfarosja e paramenduar, skenari i se ciles ishte hartuar me ftohtesi ne qarqet me te larta shteterore e akademike serbe.

Sejdiu falenderoi edhe komandantet dhe ushtaret e KFOR it, per punen ne ruajtjen e paqes, te sigurise dhe te stabilitetit ne Kosove, si dhe perfaqesuesit e EULEX-it, qe po ndihmojne ne fushen e sundimit te ligjit dhe te drejtesise.

“Kosova eshte atdhe i perbashket i te gjithe qytetareve te saj te barabarte. Fale nderhyrjes se NATO-s, perkrahjes se pakursyer te bashkesise nderkombetare dhe perkushtimit te thelle te institucioneve dhe qytetareve te vendit tone, Republika e Kosoves eshte shnderruar ne nje faktor paqeje e stabiliteti ne rajon”, thuhet ne mesazhin e Sejdiut.

Top Channel