Plani i Obames, rigjallerohen bursat

24/03/2009 12:25

Plani i presidentit amerikan, Barak Obama per ndihmen ndaj ekonomise amerikane ka nisur te jape efektet e para.

Tashme bursa e Nju Jorkut eshte me rritje ndersa shume banka amerikane kane nisur te rimarrin veten.

Tregjet moren fryme lirisht, ndersa bursat jane rigjalleruar. Pas nje fillimjave premtuese edhe sot bursat jane hapur me rritje ne Wall Street dhe ne Evrope.

Reagimi pozitiv i tregjeve, tregoi se kontinenti i vjeter e ka pritur me entuziasem planin e Obames.

Plani parashikon shpenzimin e rreth 100 miliarde dollareve per te shlyer dhe pastruar te gjithe kredite e keqija qe kane bankat, te cilat llogariten ne nje trilion dollare. Kjo nisme e re do te jete nje partneritet mes qeverise dhe investuesve private dhe qellimi eshte qe te zhbllokohet krediti bankar.

Sapo u njoftua plani i ri, Nju Jork shenoi rrritje me 7 perqind dhe pritet qe efekti zinxhir te ndihet edhe ne bursat aziatike.

Top Channel