Kriza, Milliband: Impakti, si 11 shtatori

24/03/2009 22:20

Kriza ekonomike dhe financiare globale do te kete impakt te njejte me sulmet e 11 shtatorit 2001. Ky eshte mendimi i ministrit te Jashtem britanik, David Milliband.

“Kriza do te modeloje dhjetvjecarin e dyte te shekullit XXI, ashtu sic sulmet e 11 shtatorit ne Nju Jork dhe Pentagon percaktuan te parin”, eshte shprehur shefi i diplomacise britanike.

Ai ka evidentuar gjithashtu rrezikun qe kjo krize mund te coje ne lindjen e pushteteve autoritare.

“Kriza ekonomike e viteve 30 favorizoi lindjen e konflikteve dhe autoritarizmave”, theksoi Milliband.

Top Channel