Kriza, Geithner kerkon me shume kompetenca

24/03/2009 16:55

Sekretari amerikan per Thesarin, Timothy Geithner i ka kerkuar Kongresit me shume kompetenca per te shmangur falimentimin e shoqerive te tjera financiare, si gjigandi i sigurimeve “AIG”.

Gjate apelit te tij, Geithner ka paraqitur edhe modelet e kompetencave, qe sipas tij jane te domosdoshme.

“Ne kete moment krize eshte e rendesishme te kemi kompetenca te ngjashme me ato te agjencise se sigurimit te depozitave bankare, “Federal Deposit Insurance Corporation”, te ciles i lejohet te marre nen kontroll bankat dhe asetet e tyre”, ka deklaruar Geithner.

Top Channel