Pas nje procesi te gjate votimi dhe numerimi te votave kandidati shqiptar i BDI-se Ramiz Merko ka mundur te kaloje ne raundin e dyte perballe kandidatit maqedonas te PEI-t, Fijat Canovski.

Ky fakt konfirmohet edhe nga Komisioni Komunal Zgjedhor, sipas te cilit, dy kandidatet te cilet kane fituar edhe numrin me te madh te votave kalojne ne nje raund te dyte zgjedhor ne balotazh.

Ashtu sic pritej kandidati shqiptar nuk ka mundur te dale fitues nga raundi i pare pasi votat e shqiptareve kane qene te ndara ne tre pjese perkatesisht per kandidatet e partive politike shqiptare.

Megjithate ne nje raund te dyte, sipas BDI-se, tashme nuk behet fjale per nje gare politike, por per nje gare nderetnike mes pales shqiptare dhe asaj maqedonase.

Pritet qe shqiptaret edhe kete here te dalin ne votime dhe votat e tyre te jene te bashkuara per t’i dhene fitoren nje kandidati shqiptar.

Ajo qe ka spikatur ne zgjedhjet e 22 marsit ne Struge ka qene fakti se ne zonat ku dominojne entitetet etnike asnje vote nuk ka shkuar per kandidatet e partive me perkatesi tjeter kombetare, cka do te thote se asnje shqiptar nuk ka votuar ne nivelin vendor per nje maqedonas dhe anasjelltas, duke i lene ne fletevotim me zero vota emrat e tyre. 

Ne komunen e Struges, sipas komisionit komunal te zgjedhjeve, pjesmarrja ne votim ka qene e larte, 51% e zgjedhesve.

Kandidati Ramiz Merko ka fituar 10780 vota, ndersa ai i Partise per Ardhmerine Evropiane, Fijat Canovski 7300 vota.

Ne raundin  e dyte te dy kandidatet ne balotazh do te marrin votat perkatesisht te pales shqiptare dhe asaj maqedonase.

Top Channel