Maqedoni, dy kandidate, ne balotazh per presidentin

23/03/2009 08:00

Pas numerimit te pjesshem te votave ne Maqedoni, rezultatet e para jozyrtare vendosin ne krye profesorin e Shkencave Politike, Gjorgji Ivanov, kandidati i partise me te madhe te vendit VMRO-DPMNE me 37 perqind.

I dyti renditet pas tij kandidati i Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Ferckovski 19.7 perqind. Megjithate, Ivanov deri tani duket se nuk ka mundur te siguroje nje shumice te paster te nevojshme per te balotazhin. Nese asnjeri prej kandidateve nuk do te arrije te siguroje numrin e duhur te votave, raundi i dyte i zgjedhjeve do te mbahet ne 5 prill.

Por nje arritje e madhe e ketyre zgjedhjeve, sipas zyrtareve vendas, ishte qetesia ne te cilen ato u zhvilluan, ne kontrast te thelle me zgjedhjet parlamentare te vitit te kaluar, kur u vra nje person. Vlen per t’u permendur dhe fakti qe ato u mbajten ne kushte te forta sigurie prej shqetesimeve se cdo lloj shfaqjeje e dhunes mund t’i shkaktoje dem te madh aspirates se vendit per te qene pjese e Bashkimit Evropian dhe NATOs.

Debora e madhe ne pjesen perendimore te vendit beri qe 137 qendra votimi te qendronin te mbyllura, por autoritet thane se nga kjo vetem nje perqind e elektoratit ishte prekur. Ne ato qendra, ndoshta votimet do te mbahen diten e balotazhit, me 5 prill.

Nder partite shqiptare, Bashkimi Demokratik per Integrim ka shpallur fitoren e kandidateve te saj per prefekte ne shtate komuna. Ne Tetove fitoren e pretendon PDSH-ja e Menduh Thacit, por ne kater komuna te tjera, perfshire dhe Strugen, do te kete balotazh. Ne kete komune Ramiz Merko i BDI-se do t’i duhet te garoje perballe kandidatit maqedonas te Partise per Ardhermeri Europiane.

Top Channel