Zgjedhjet, partite nxjerrin rezultatet e para

22/03/2009 23:00

Menjehere pas permbylljes se procesit te votimit, partite politike kane nxituar te shpalosin rezultatet e para jozyrtare.

Shtabet e tre kandidateve presidencial, Gjorgji Ivanov, Lubomir Ferckovski dhe Imer Selmani kane paralajmeruar se posedojne votat e nevojshme per te hyre ne balotazh.

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thacit, ka shpallur fitore ne komunen e Tetoves. Bashkimit Demokratik per Integrim, ka shpallur, fitore ne 5 komuna, ate te Çairit, Zajazit, Vrapcishtit, Zhelines dhe Likoves.

Nderkohe Komisioni Shteteror Zgjedhor ka filluar numerimin e votive, kurse rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet presidenciale dhe locale do t’i jape 12 ore pas mbylljes se kutive te votimit, ndersa ato perfundimtare pasi te kalojne 24 ore.

Pjesmarrja e qytetareve ne keto votime ka qene reth 55%.

Nga Partia opozitare maqedonase LSDM, kane thene se zgjedhjet kane qene te qeta, por jo edhe demokratike, pasi sipas tyre pushteti ka bere keqperdorime te votave.

Kryetari i KSHZ-se Aleksandar Novakovski vleresoi se zgjedhjet lokale dhe presidenciale, perveç disa perjashtimeve, u zhvilluan ne atmosfere te qete.

Procesin zgjedhor te qete dhe demokratik e vleresuan edhe perfaqesuesit nderkombetare ne Shkup. Zgjedhjet jane monitoruar nga 700 vezhgues nderkombetare dhe vendor.

Top Channel