Maqedonia zgjedh presidentin

22/03/2009 19:20

Procesi i votimit u mbyll ne pjesen me te madhe te qendrave ne Maqedoni.

Tashme po nis numerimi i votave dhe duket se problemi i vetem ne pjesen e pare te ketij procesi zgjedhor ka qene vetem moti i keq qe pengoi hapjen e me shume se 100 qendrave te votimit.

Nderkombetaret thone se procesi ishte i rregullt dhe shume me i ndryshem nga zgjedhjet e kaluara qe u karakterizuan nga shume incidente.

Shtetasit shqiptare dhe maqedonas votuan sot per te zgjedhur presidentin e ri te vendit dhe drejtuesit e komunave lokale.

Sipas Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve deri ne oren 17:00 votuan 49 perqind, qe sjell edhe vlefshmerine e tyre.

Shumica e kandidateve presidenciale ritheksuan rendesine e zgjedhjeve per Maqedonine, per integrimin e vendit ne NATO dhe BE.

Top Channel