Zgjedhjet ne Maqedoni po zhvillohen te qeta dhe pa incidente. Nga raportimet e deritanishme rezulton se 103 qendra votimi nuk jane hapur dhe se votimet atje do te kryhen ne nje tjeter date.

Shumica e kandidateve per presidente kane theksuar se nga zgjedhjet e 22 marsit varet edhe integrimi i Maqedonise.

Kandidati i VMRO-DPMNE, Ivanov, theksoi se keto zgjedhje jane shume te rendesishme per ecurine e metejshme te vendit.

Kandidatja, Mirushe Hoxha nga Partia Demokratike Shqiptare, shpreson se zgjedhjet do te jene te ndershme dhe demokratike.

Ndersa kandidati shqiptar i Demokracise se Re, Imer Selmani tha se populli do te thyeje tabute etnike dhe do te votoje per zgjedhjen me te mire.

Rezultatet e para te zgjedhjeve pritet te jepen rreth mesnates.

Keto zgjedhje jane me te komplikuarat qe ka patur ndonjehere Maqedonia, pasi sot po zhvillohen njekohesisht zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale.

Top Channel