Diten e neserme Keshilli i Sigurimit ne Kombet e Bashkuara do diskutoje per gjendjen ne Kosove dhe zhvillimet gjate 3 mujorit te pare te vitit 2009.

Ne kete diskutim do marre pjese ministri i Jashtem, Skender Hyseni, ndersa perfaqesues i UNMIK-ut do te jete Lamberto Zanier. Sipas burimeve nga pallati i qelqte, Zanier do flase per procesin e rikonfigurimit te pranise civile nderkombetare ne Kosove, perpjekjet per fillimin e nje dialogu mes Prishtines e Beogradit si dhe mbi planin gjashtepikesh te Sekretarit Ban Ki Moon.

Per keto tema do te flase edhe shefi i diplomacise se Prishtines. Ne asamble UNMIK pritet te kerkoje edhe ndihme per gjetjen e mbi 2 mije shqiptareve te cilet rezultojne te humur prej rreth nje dekade. Nuk dihet ende nese ne kete mbledhje do marre pjese sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, i cili do takohet ne zyren e tij me Presidentin e Serbise, Boris Tadic.

Top Channel