Greqi, frike e pasiguri prej kriminalitetit

22/03/2009 22:15

Frika dhe pasiguria nga rritja e kriminalitetit jane karakteristikat kryesore te tre sondazheve ne tre gazeta te medha greke te dites se diel ne te cilat qytetaret greke kerkojne masa akoma me drastike per kriminalitetin,shtypjen e fenomeneve te dhunes si dhe lejimin e forcave policore te hyjne ne territorin e universiteteve greke te cilat behen baze e anarkisteve.

Keshtu ne sondazhin e se perjavshmes “Proto Thema”, te titulluar sondazhi i tmerrit 78% e qytetareve greke kerkojne masa me te rrepta per kriminalitetin, 62% jane pro ligjit kunder kapucit,76% duan qe policia te hyje ne territorin e universiteteve dhe 72.3% kerkojne te debohen gjithe emigrantet e huaj te paligjshem nga Greqia.

Shoqeria do demokraci dhe rend -eshte titulli i se perditshmes “Kathimerini” – sipas se ciles nje nder dy greke eshte dakord me nderhyrjen e organeve te rendit ne univeristete ne rast konfrontimesh, ndersa 59% e shoqerise eshte pro masave ndaj vandalisteve te cilet mbajne kapuce.

Edhe ne gazeten “To Paron” jane 70,7% te qytetareve qe kane me shume frike nga kriminaliteti se sa nga kriza ekonomike dhe qe kerkojne masa policore per vendosjen e rendit.

Qeveria konservatore ne fuqi cileson masat e reja te marra si shpresedhenese per nevojat e shoqerise,por perseri opinioni publik duket se tashme ka humbur besimin tek ajo.

Udheheqesi e saj Karamanlis i cili duket se po ben perpjekjet e fundit tre muaj para zgjedhjeve per parlamentin europian qe do te jene edhe nje test per zgjedhjet parlamentare ne Greqi ,duket se ka deklaruar qe nese nuk fiton ne zgjedhje do te  largohet,sipas reportazhit te gazetes “Reak News”.

Top Channel