Maqedoni, situate e qete para zgjedhjeve

21/03/2009 21:45

Ne Maqedoni, ku neser votohet per zgjedhjet presidenciale dhe ato vendore, javet e fundit gjithcka ka qene e qete fale kerkesave te vazhdueshme te nderkombetareve, te cilet kane deklaruar se zgjedhjet jane vendimtare per te ardhmen.

Gjithcka ka shkuar normalisht dhe shpresohet se edhe neser do te kemi nje dite te qete zgjedhjesh.

Analistet mendojne se partite politike shqiptare nuk duhet te dilnin me 3 kandidate, por duhet te bashkonin forcat dhe te dilnin me nje.

Megjithate, partite shqiptare mund te perfitojne nga kjo dalje ne zgjedhje pasi do te kete edhe raund te dyte.

Nderkohe, kryeministri pretendon te fitoje dhe sipas sondazheve ne presidenciale mund te fitoje Gjorgji Ivanov, kandidat i VMRO/DPMNE.

Nga ana tjeter, Branko Cervenkovski synon qe pas lenies se postit te presidentit te shkoje ne krye te partise se tij, qe eshte e percare.

Madje, analistet mendojne se me ardhjen e Cervenkovskit ne krye te LSDM-se mund te kete edhe zgjedhje te parakohshme.

Top Channel