Britani, Google heq foto nga sherbimi Street View

21/03/2009 10:10

Google eshte detyruar te heqe dhjetera foto nga sherbimi i ofruar prej saj “Google Street View” ne Britani. Shkak jane bere protestat e shume personave, sipas te cileve Google u ka shkelur privacine.

Motori i njohur i kerkimeve ka nisur menjehere riparimin, duke hequr fotot. Sipas BBC-se, nder imazhet e publikuara ng Google ishin pamjet e nje personi qe hynte ne nje dyqan seksi ne Londer, disa persona te arrestuar dhe pamja e nje burri qe ishte ndjere keq.

Nje zedhenese e Google deklaroi se te gjithe personave qe kerkuan heqjen e imazheve u eshte mundesuar nje gje e tille, por perqindja e te hequrave eshte shume e vogel, krahasuar me miliona foto te tjera.

Fotot e hequra jane zevendesuar me nje ekran te zi. Sherbimi “Street View” u lancua fillimisht ne SHBA ne maj 2007 dhe tani eshte i mundur ne Japoni, Australi, Zelanden e Re, France, Spanje dhe Itali. Edhe Holanda lancoi te enjten versionin e saj, duke e cuar ne 9 numrin e vendeve qe e aplikojne.

 

Top Channel