Alkooli me mase, lufton semundjet e zemres

21/03/2009 10:55

Personat që konsumojnë sasi të moderuara alkooli duket se kanë një rrezik më të vogël për zhvillimin e sëmundjes së arterieve koronare sesa ata që pijnë shumë apo nuk pijnë fare.

Alkooli rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL) dhe gjithashtu ul rrezikun e mpiksjes së gjakut,redukton inflamacionin dhe ndihmon në mbrojtjen e trupit nga nënproduktet e aktivitetit qelizor.

Përdorimi i dy gotave pije alkoolike në ditë duket se ul rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare (ndërkohë që rrit lehtësisht atë të insultit cerebral). Sasitë mbi normën e lejuar (14 pije në javë për meshkujt dhe 9 pije në javë për femrat) mund të shkaktojë probleme të rëndësishme shëndetsore që janë në raport me sasinë e përdorur.

Top Channel