Vjedhin para dhe bizhu, por vidhen pas grabitjes

20/03/2009 10:15

Vodhen, por i vodhen. Dy persona qe kishin grabitur nje dyqan bizhuterish, ne Milwaukee te shtetit Wisconsin, u grabiten nga dy persona te tjere, ndersa largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit te policise, cifti i pare i hajduteve, u sulmua nga dy meshkuj te tjere, qe u vodhen parate dhe bizhuterite e grabitura dhe kater personat u perfshine me pas ne nje ndjekje me makine.

Me nderhyrjen e policise kater meshkujt perfunduan ne pranga. Te arrestuarit ishin te gjithe nga Ilinoisi. Megjithate, sendet e vjedhura dhe parate nuk jane gjetur ende dhe policia po kerkon per te dyshuar te tjere.

Grabitesit e pare ishin te moshes 40 dhe 31 vjec, ndersa grupi i dyte 22 dhe 27 vjec. Nuk eshte njoftuar sa arrin vlera e sendeve te vjedhura.

Top Channel