Kryeministri Hashim Thaci ka dale edhe njehere kunder planit gjashtepikesh te OKB-se per Kosoven. “Ato gjashte pika nuk do te zbatohen kurre ne Kosove, te gjithe duhet te lirohen nga kjo ceshtje”, ka theksuar Thaci.

Duke iu referuar raportit te sekretarit te pergjithshem Ban Ki-Moon per Kosoven, qe pritet te paraqitet ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit per Kosoven me 23 mars, kryeministri tha se ai do te jete korrekt, konstruktiv dhe do te mbeshtese perparimin qe eshte bere ne Kosove.

Deklarata u be pas mbledhjes se qeverise se Kosoves, ku u miratuan tri projektligje dhe u diskutuan disa ceshtje politike dhe ekonomike.

Top Channel