FMN, kusht Serbise per ndihmen: Te njohe Kosoven
20/03/2009 11:25
Fondi Monetar Nderkombetar i vendos kushte Serbise per ndihmat e kerkuara prej saj. Nese do te marre fondin prej 2 miliarde eurosh, Serbia duhet te njohe pavaresine e Kosoves.
Lajmin e ben te ditur gazeta gjermane “Tages Cajtung” e Berlinit. Ajo permend se si kusht per te perfituar parate, Beogradi duhet te ndryshoje politiken ndaj Kosoves. “Vetem kur ta njohe pavaresine e Kosoves, Serbia mund te mbeshtetet ne parate e Fondit Monetar Nderkombetar” shkruan gazeta gjermane.
Pak dite me pare Serbia drejtoi kerkesen per nje fond prej 2 miliorde eurosh, qe do te perdoret per perballimin e krizes ekonomike.
Top Channel