Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon ka deklaruar se misioni qe drejton eshte i rikonfiguruar. Ne nje interviste per nje televizion serb, ai tha se EULEX-i punon sipas marreveshjes se 27 vendeve te BE-se.

De Kermabon zhvilloi nje vizite ne Beograd, ku kerkoi bashkepunim mes Serbise dhe BE-se. “Ne duhet te punojme me te gjitha palet e interesuara, duke perfshire edhe Serbine, nese duam qe te luftojme kunder krimit te organizuar dhe ne krijimin e stabilitetit per te gjithe njerezit ne Kosove”, eshte shprehur Kermabon.

Ai u ka bere thirrje serbeve qe te besojne ne misionin e EULEX-it sepse ai punon per te miren e gjithe popullsise, perfshire edhe serbet.

Top Channel