Dy partite me te medha shqiptare ne Maqedoni, Partia Demokratike dhe Bashkimi Demokratik per Integrim, vazhdojne te kerkojne voten e qytetareve. Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti, po vijojne takimet ne te gjitha rajonet e banuara nga shqiptaret.

Thaci ka qene ne Shkup, ku ka premtuar se nese fiton zgjedhjet, partia e tij do te zhvilloje proceset euro-integruese.

Kreu i PDSH-se ka porositur zgjedhesit qe me voten e tyre te denojne ata qe pengojne rrugen per anetaresimin ne strukturat nderkombetare.

Kurse lideri i BDI-se, Ali Ahmeti, prezantoi Blerim Bexhetin per komunen e Sarajit, duke e vleresuar ate si politikanin me vision.

Nderkohe KQZ-ja ka shperndare materialet zgjedhje ne 84 njesi komunale.

Top Channel