Rritja e temperaturave, Antarktida ne rrezik

19/03/2009 19:30

Cfare mund te ndodhe nese parashikimet e shkencetareve qe mendojne se brenda ketij sheklulli temperatura do te rritet me 3 grade, realizohen?

Pergjigjen e jep historia me shume se sa modelet shkencore. Nje pjese e madhe e akullit ne zonat e ngrira prej shekujsh do te shkrije duke rritur ndjeshem nivelin e oqeaneve. Mjafton vetem nje rritje shume e vogel ne grade per te shkaktuar nje katastrofe te permasave gjigande ne planetin tone. Kete e pohojne disa gjeologe ne nje studim te publikuar ne revisten “Nature”.

Ata kane analizuar sedimente ne thellesi te akullnajave qe i perkasin periudhave shume te hershme, rreth 3 milione vjet me pare kur temperatura ishte me e larte se aktualja. Ata kane zbuluar se masivi gjigand akullnajor i Antarktides eshte shume i ndjeshem ndaj luhatjeve te vogla te temperatures mesatare vjetore.

“Ne periudha te ngrohta me 3 grade me shume se temperatura aktuale e Tokes, per fat te keq masivi akullnajor ka rene ndjeshem”, shprehet nje prej shkencetareve. Ne rajonin e Detit Ross, platforma e akullt me permasa te peraferta me siperfaqen e Frances, eshte zvogeluar ndjeshem duke i lene hapesire te madhe detit.

 

Top Channel