Edhe pse te ardhurat doganore ne veri te Kosoves kane shenuar rritje, kontrabanda atje nuk eshte bllokuar perfundimisht.

Doganat e Kosoves kane patur nje rritje prej 50 perqindesh ne vjeljen e te ardhurave per muajin shkurt ne veriun e vendit, krahasuar me periudhen e njejte te vitit te kaluar. Kjo rritje i atribuohet pranise se doganiereve te EULEX-it, qe tashme po patrullojne ne pikat doganore 1 dhe 31, te cilat qene djegur nga serbet ne shenje proteste ndaj shpalljes se pavaresise.

Ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, zedhenesi i Doganave te Kosoves, Adriatik Stavileci,deklaroi se eshte shenuar renie e mallrave kontrabande nga Serbia ne Kosove.

Kontribut per kete fakt ka patur vendosja e trupave te EULEX ne dogana.

Top Channel