Ne ankand, sixhadja e profetit Muhamed

19/03/2009 13:10

Nje sixhade qe ishte porositur 150 vjet me pare ne Indi per te dekoruar varrin e profetit Muhamed ne Medine, do te dale ne ankand ne Katar.

Sixhadja ishte punuar me 2 milione perla dhe ishte dekoruar me gure te cmuar si diamante, zafir, apo smerald. Objekti pritet te shitet per 5 milione dollare, por ekspertet thone se cmimi mund te jete me i larte. Sixhadja ishte pjese e pasurise se Muharazhait te Barodas, si nje dhurate per varrin e Muhamedit, por qe me vdekjen e tij nuk u dergua kurre ne Medine.

Ai u be pjese e ekspozites ne Delhi per me shume se 100 vjet dhe me pas u mor nga nje pjesetar i familjes se muharazhait ne Monako. I krijuar ne fund te viteve 1860 ai eshte kombinim i ngjyrave te kuqe e blu. Ai do te dale ne ankand ne Doha nga shtepia e ankandeve, Sotheby’s.

Top Channel