Flaket e zjarrit u kane marre jeten dy femijeve kosovare, qe jetonin ne Mal te Zi. Policia e Podgorices njoftoi se nje zjarr i rene oret e vona te nates se kaluar, ka shkaktuar vdekjen e dy motrave 10 dhe 5-vjecare.

Zjarri ra ne nje barake ku ato jetonin, ne lagjen e romeve ne kryeqytetin malazez. Fqinjet dhe te afermit e tyre arriten te shpetojne 5 persona te tjere, qe jetonin me vajzat.

Dy motrat ishin jetime, pasi e ema u kishte vdekur tri vjet me pare. Kjo nuk eshte hera e pare qe ngjarje te tilla prekin refugjatet kosovare ne Mal te Zi.

Top Channel