Nje tjeter zyrtar serb nuk eshte lejuar te hyje ne Kosove. Policia njoftoi se ka ndaluar zv/ministrin e te ashtuquajtures Ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise, Bojan Angjellkovic, qe te hyje ne Mitrovice.

Ai dhe tre persona te tjere u ndaluan ne uren mbi lumin Iber. Angjellkovic do te vizitonte disa fshatra me banore serbe, te kthyer per te jetuar ne komunen e Pejes.

Zedhenesi i policise kosovare, Besim Hoti dhe ai i qeverise, Memli Krasniqi, u shprehen se zyrtari serb ka shkelur ligjin, pasi vizita ka qene e paparalajmeruar zyrtarisht. Hyrja nuk do t’u lejohet personave, qe nuk marrin leje nga institucionet e Kosoves.

Top Channel