Athina tronditet per te dyten dite radhazi nga atentatet me bomba. Selia e axhencise se administrimit te pronave shteterore u be shenjestra e radhes se nje shperthimi qe, sipas policise, ka qene nje autobombe.

Axhencia eshte protagoniste ne skandalin e kembimit te pronave shteterore me nje manastir, nje vit me pare, skandal qe ende vazhdon te trondise vendin.

Shperthimi i fuqishem nuk shkaktoi viktima pasi nepunesit ishin larguar nga ndertesa, e cila ndodhet perballe gjykates se larte greke dhe 100 metra larg nderteses se drejtorise se policise se Atikes.

Ende nuk dihet se cila organizate e ka kryer aktin terrorist, por policia eshte vene ne alarm ne gjithe zonen nga frika e goditjeve te tjera.

Top Channel