Partia me e madhe opozitare ne Maqedoni, LSDM ka vendosur te kandidoje per president nje profesor universiteti. Lubomir Frcovski per shqiptaret mbetet nje figure kontroversiale.

Ai njihet si nje nga hartuesit e Marreveshjes se Ohrit, por edhe kundershtar i legalizimit te Universitetit te Tetoves.

Megjithate, ai eshte i bindur se do ta mposhte rivalin favorit Gjorgji Ivanov ne zgjedhje. Gjithashtu, Frcovski eshte zotuar se nese zgjidhet, ne nje kohe shume te shkurter do te zgjidhe ceshtjen e emrit me Greqine.

“Per zgjidhjen e problemit te emrit ka baze. Ai duhet te zgjidhet kete vere dhe te hyjme ne NATO”, ka pohuar Fercovski.

Top Channel