Shefi i EULEX-i, Yves de Kermabon, ka kerkuar nga institucionet e Kosoves qe te mos marrin asnje vendim per shkarkimin e policeve te komunitetit serb.

Kjo nuk duhet te ndodhe derisa ai te kthehet nga vizita e pare ne Beograd. Sipas shtypit kosovar, Kermabon i ka njoftuar pjesemarresit ne takim se Brukseli po ushtron presion mbi autoritetet ne Beograd per zgjidhjen sa me te shpejte te ketij problemi.

Ceshtja vazhdon te jete pezull qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, kur me shume se 300 police serbe ne Policine e Kosoves ishin larguar, por kishin vazhduar qe t’i merrnin pagat.

 

 

Top Channel