Nje bombe artizanale shpertheu sot ne mbremje ne zyren e deputetit grek Qiriako Micotaqis, qe ndodhet ne katin e peste ne nje ndertese ne rrugen Kalkokondili ne Athine.

Bomba ishte e perbere nga kater bombola gazi, dinamit dhe nje kapsolle.

Shperthimi shkaktoi deme materiale dhe jo viktima, pasi ne zyre nuk kishte njeri.

Zjarrfikesit vajten ne vendin e ngjares, ndersa policia akuzoi per kete akt grupet anarshiste.

Qiriako Micotaqis eshte djali i ish-kryeministrit Kosta Micotaqis dhe vellai i ministres se Jashtme Dora Bakojanis.

Ai eshte nje nga politikanet me popullor sot ne Greqi.

Top Channel