Shkruan mbi torte letren e doreheqjes

17/03/2009 11:25

Nje burre ne San Francisko ka gjetur nje menyre te vecante per te njoftuar pronarin se kishte vendosur te linte punen. Neil Berret e shkroi letren e doreheqjes mbi nje torte, foton e se ciles ia dergoi kompanise ku punonte. 

Ai vendosi te shkepuste marredheniet e punes me  Hunters Point Naval Shipyard. “I dashur zoti Bowers. Pas tri vjetesh qendrimi ne kompani kam vendosur te largohem, sepse dua te kaloj me shume kohe me familjen dhe t’i kushtohem shendetit, pasi kam pasur probleme. Jam krenar qe kam qene pjese e stafit tuaj dhe uroj me te mirat per ju. Ju lutem, pranojeni kete torte si njoftim se une do ta le pozicionin tim me 27 mars. Sinqerisht W. Neil Berrett”, shkruhej mbi torte.

Menjehere pasi pane foton, mberriten dhjetera mesazhe mbeshtetjeje per Berret, por me interesanti ishte ai i nje personi qe nxitoi te aplikonte per vendin e lene bosh. Ai njoftoi se do te aplikonte per pozicionin e Berrett dhe ofronte nje version “ te pjekur” te CV-se se tij.

Top Channel