Ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, ka deklaruar se Prishtina dhe Podgorica do te vendosin se shpejti marredhenie diplomatike.

Ai kujtoi premtimin e bere nga Gjukanovic gjate nje takimi privat disa kohe me pare. Ne nje interviste per mediat e Podgorices, Ceku u shpreh se qeveria kosovare ka vullnetin qe te njohe pakicen malazeze dhe qe te zhvendosurit te kthehen ne shtepite e tyre.

Sipas tij, e vetmja pengese mbetet gjendja jo e mire ekonomike dhe mundesite e pakta per punesim. Ceku akuzoi Beogradin se po manipulon me serbet, duke mos u lejuar qe te njohin institucionet e Kosoves.

Top Channel