Asnje marreveshje per lirimin e ushtarit izraelit

17/03/2009 11:25

Dy te derguarit e Izraelit jane kthyer nga bisedimet e Kajros per lirimin e ushtarit Gilad Shalit pa asnje marreveshje.

Qeveria izraelite ka akuzuar Hamasin se ka ashpersuar qendrimin per propozimin rreth kembimit te Shalit me qindra palestineze qe mbahen ne burgjet izraelite. Bisedimet ishin pjese e perpjekjeve te fundit te kryeministrit Olmert per te arritur nje pakt perpara largimit nga detyra.

Shalit mbahet ne Gaza qe pas rrembimit nga militantet palestineze ne vitin 2006. Ne bisedimet ne Kajro Hamas kishte kerkuar lirimin e 400 te burgosurve palestineze.

Top Channel