Sudan, Al Bashir: Organizatat e huaja te largohen

16/03/2009 18:10

Presidenti i Sudanit, Omar al Bashir ka deklaruar se deshiron qe te gjitha organizatat nderkombetare te lene vendin brenda vitit.

“Organizatat e huaja mund te lene ndihmat ne aeroport dhe me pas t’ua lene ne dore organizatave sudaneze”, ka deklaruar Al Bashir ne nje takim me ushtaraket.

Sudani ka perjashtuar deri tani 13 agjenci te huaja, shumica e te cilave operonin ne Darfur.

Presidenti i akuzon organizatat nderkombetare se spiunojne ne favor te gjykates se Hages, e cila ka shpallur nje urdher-arrest ndaj tij per krime lufte ne Darfur.

Por pervec nderkombetareve, Al Bashir ka mbyllur edhe tre organizata vendase, perfshire nje nga me te medhate, qe e kishin bazen e tyre ne Darfur.

Top Channel