Kandidati shqiptar ne zgjedhjet presidenciale te Maqedonise, Imer Selmani ka deklaruar se u ofron votuesve alternativat me te mira nese ata i japin voten e tyre.

“Une jam shume i bindur se kam oferten me te mire”, ka pohuar Selmani ne nje interviste per emisionin “Shqip” ne Top Channel.

Sipas tij, kandidaturat shqiptare ne keto zgjedhje kane mbeshtetje jo vetem nga popullsia shqiptare ne Maqedoni, por edhe nga etni te tjera.

“Votat e shqiptareve do te jene ose per Buxhakun, ose per Hoxhen, ose per Selmanin, por ka edhe shume rome e boshnjake dhe une nuk shoh asgje te keqe qe perkrahja vjen edhe nga grupe joshqiptare”, ka nenvizuar Selmani.

Me tej ai ka preferuar te tregohet i matur lidhur me nje dalje te mundshme te partive shqiptare me nje kandidat ne zgjedhje.

“Shanset per te diskutuar jane teorike, por eshte me mire te shohim qarte. Te presim raundet zgjedhore, te parin e te dytin dhe me pas te shohim te bisedojme”, ka shtuar Selmani.

Top Channel