Keshilli i Radiodifuzionit ne Maqedoni ka shpalosur nje perfundim kontradiktor sa i perket menyres se informimit te mediave kombetare ne 10 ditet e para te fushates elektorale.

Perderisa kreu i Keshillit te Radiodifuzionit, Zoran Stefanovski ka thene se vleresimi i pergjithshem i radiodifuzionit eshte pozitiv dhe se mediat gjate fushates se fundit elektorale kane qene ne nivelin e duhur te informimit, ai gjithashtu ka nenvizuar se institucioni te cilin e drejton ai ka regjistruar informim jo te balancuar tek pjesa me e madhe e mediave lidhur me fushaten elektorale.

Zoti Zoran Stefanovski, gjithashtu ka bere te ditur se radiodifuzioni do te ngreje padi kundravajtese ndaj dy televizioneve maqedonas per shkak se nuk i jane permbajtur kodeksit te Keshillit per Radiodifuzion dhe ka informuar ne favor te partise VMRO-DPMNE, te kryeministrit Nikolla Gruevski.

Keshilli i Radiodifuzionit do t’i terheqe verejtje televizonit A1, lidhur me emetimin e spotit politik te kandidatit per kryetar te komunes se Struges, Fiat Canovski, ne te cilin jane ekspozuar femije.

Top Channel